Rashica u kthehet golave, ja më çfarë notë është vlerësuar ylli dardan
Sulmuesi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i është rikthyer shënimit të golave në Superligën turke.
Rashica ishte titullar te Besiktasi në përballje me Çaykur Rizespor, ku shënoi gol në minutën e 65-të për fitoren e radhës 3:2 të ekipit të tij.
Këto tre pikë e pozicionojnë Besiktasin e Rashicës në pozitën e 5-të me 54 pikë, vetëm një pikë më pak se sa pozita që dërgon në garat evropiane.
Miloti, për performancën e tij mbresëlënëse është vlerësuar me notën 7.9