Kandidat për stolin e Bayernit, Zidane: Shpresoj të fitojë Reali

Kandidat për stolin e Bayernit, Zidane: Shpresoj të fitojë Reali

Zinedine Zidane i ka dalë emri së fundmi, në listën e kandidatëve, të cilët mund të drejtojnë Bayernin në sezonin e ardhshëm.

Por në një deklaratë të dhënë së fundmi për “SkyDE”, duket se francezi i ka mbyllur “derën” bavarezëve.

I pyetur nga media në fjalë nëse do të jetë trajner i Bayernit në të ardhmen, Zidane ndër të tjera deklaroi:

“Jo! Unë do ta shikoj ndeshjen, shpresoj se do të fitojë Reali Madridit”, deklaroi Zizu.

Pra trajneri francez e ka thënë hapur se në duelin e kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalen e Champions-it, ai do të bëjë tifo për Realin e Madridit.

Share This