Gol “me prekjen e parë”, Arbër Hoxha afron Dinamon e Zagrebit te titulli kampion
Arbër Hoxha gjen golin e parë me Dinamon e Zagrebit në kampionatin elitar kroat.
Një gol madje me shumë peshë, sepse e afroi skuadrën e tij me titullin kampion. Sulmuesi 25-vjeçar i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e fitores 1-2 të Dinamos në fushën e Rijekës në minutën e 89-të, atëherë kur kishte mbetur shumë pak kohë për vendësit për të barazuar apo përmbysur rezultatin në këtë përballje të drejtpërdrejtë.
Nëse Rijeka do të kishte fituar, do ta kishte parakaluar Dinamon në renditje, por me rezultatin përfundimtar 1-2, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të kampionatit, gjigantët e Kroacisë kryesojnë me 75 pikë, katër më shumë se Rijeka.
Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Hoxha mori një top nga Ogiëara dhe pasi hyri në zonë, prirët me portën, mposhti portierin Labrovic.
E të mendosh që sulmuesi shqiptar kishte vetëm dy minuta në fushë, pasi kishte zëvendësuar Baturinën.