Xavi: Mungesë pjekurie, nuk ka debat për të ardhmen time

Xavi: Mungesë pjekurie, nuk ka debat për të ardhmen time

Xavi Hernandez foli për DAZN pas ndeshjes që përfundoi me humbje ndaj Girona (4-2), duke mos e vënë në diskutim të ardhmen e tij si trajner i “blaugranave”.

Si e shpjegoni atë që ndodhi sot?

E vërteta është se, në një farë mënyre, ne kemi humbur kontrollin e lojës për shkak të gabimeve flagrante që nuk mund të ndodhin në këtë nivel. Ne kemi folur shumë për këto lloj gabimesh dhe kjo vazhdon të ndodhë.

A ju ka mbetur ndonjë armë që skuadra ta ndryshojë mendërisht situatën?

Janë gabime individuale. Mendoj se është edhe mungesë pjekurie, ndoshta rezultat i lojtarëve të rinj që kemi. Por mendoj se do të mësojmë dhe sezonin e ardhshëm do të garojmë më mirë. Duhet të vazhdojmë. Janë luajtur 65 minuta të shkëlqyera. Duhet të korrigjojmë shumë gjëra në nivelin psikologjik dhe konkurrues. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Sezonin e ardhshëm gjërat do të duhet të korrigjohen.

Keni frikë se do ta mbyllni në vendin e tretë?

Ne do të luftojmë. Nuk varet nga ne, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi. Ky është sport.

Duke parë fytyrën e presidentit në fund të ndeshjes, a mendoni se debate për të ardhmen tuaj mund të rihapet?

Nuk do të ketë debat. /SS/

Share This