Ndër më të mirët në rolin e “fantazistit”, Barça kërkon me ngulm “Samurain Blu”
“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “Pulëbardhat” e Brighton, teksa është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës së teknikut De Zerbi, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e futbollit anglez.
Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, Mitoma tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” evropian, me “Katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” e Kombëtares së Japonisë, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës, raporton abc.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Mitoma ka zbritur plot 26 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë 3 gola, si dhe të asistojë 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës.