Shkëndija “eliminon” Shkupin, rikthehet Struga
Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë me pikë të barabarta, ndërsa Shkupi i drejtuar nga Ernest Gjoka ka pësuar një goditje të rëndë.
Në fakt ishte pikërisht skuadra nga Tetova, kryesuesja e kampionatit, që ka nxjerrë jashtë loje formacionin e drejtuar nga Gjoka me atë fitore 2-0, duke krijuar distancën prej tri pikësh, ndërsa kanë mbetur dhe dy javë deri në fund.
Struga, që largoi trajnerin Shpëtim Duro, është rikthyer te fitorja: 1-0 përballë Gostivarit.
Java e ardhshme pritet të jetë mjaft emocionuese, me dy skuadrat kryesuese, Shkëndijën dhe Strugën që do përballen mes tyre.