Leclerc: Red Bull-in e arrijmë në 2026-ën
Piloti kryesor i Ferrari-t ka një parashikim të zymtë për të ardhmen.
Në konferencën e djeshme të pilotëve, të cilët dolën përpara gazetarëve për të komentuar Çmimin e Madh të Holandës. Deklarta e Leclerc habiti jo pak të pranishmit në sallë.
I pyetur nëse do të kishte ndryshime sa i përket renditjes të pilotëve, monegasku tha: “Inxhinierët e rinj sigurisht do të na ndihmojnë që të përmirësojmë veturën, por nga këtu të themi se do të konkurojmë me Red Bull është utopi. Në garë Red Bulli është shumë përpara nesh dhe do të vazhdojë të jetë kështu për shumë kohë. Të paktën deri kur të nndryshohen motorrët e veturave”, parashikoi piloti i parë i Ferrari-t.
Siç dihet FIA ka në program që të implementojë motorrët e rinj duke nisur nga Botërori i 2026-ës.