Arsenali mposht Bournemouth, e zjarrtë gara për titull
Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League.
‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat 3-0, të shtunën në ‘Emiratës’ në kuadër të elitës së futbollit anglez.
Të besuarit e Mikel Artetës, edhe në duel me Bournemouth shfaqen formë mjaft të mirë, duke dominuar ndeshjen dhe duke e dërguar tri herë topin në rrjetën kundërshtare.
Saka (45’) nga pika e bardhë, Trossard (70’) dhe Rice (90+7’), shënuan nga një gol për fitoren e Arsenalit, e cila tani ka 83 pikë në krye të tabelës, katër më shumë së Man City, kjo e fundit ka dy ndeshje me pak të zhvilluara, kurse, Bournemouth renditet e 10-ta me 48 sosh.