Derbi kuqezi në Serie A, Asllani sfidon Bajramin
Do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 sfida Sassuolo-Inter, e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit italian.
Tashmë që ka siguruar titullin kampion, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka vendosur që të kursejë disa nga titullarët e skuadrës, për t’iu dhënë më shumë hapësira atyre që janë aktivizuar më pak këtë sezon.
Nga ky vendim përfiton mesfushori i kombëtares shqiptare Krisjtan Asllani që do të luajë që nga minuta e parë në transfertën e sotme kundër Sassuolos.
Do të ketë një derbi kuqezi në këtë takim, pasi tek vendasit është projektuar titullar mesfushori shqiptar Nedim Bajrami.
Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla pritet që të nisë nga stoli ndeshjen e sotme kundër Interit.