Super Rashica gjen golin në fitoren e Besiktasit

Super Rashica gjen golin në fitoren e Besiktasit

Milot Rashica ka shënuar gol në fitoren 3-2 të Besiktasit përballë Rizesporit në kampionatin turk.

Ky ishte goli i 5-të në kampionat për sulmuesin kosovar.

Ka luajtur si titullar gjatë të gjithë takimit edhe sulmuesi i kombëtares Ernest Muçi, që ka bërë një paraqitje shumë të mirë në fushën e blertë, por pa arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Me këtë fitore Besiktas ngjitet në vendin e katërt në renditjen e Superligës turke.

Share This