Kupa e Italisë dhe Champions-i shpëtojnë Allegrin

Kupa e Italisë dhe Champions-i shpëtojnë Allegrin

Prej ditësh flitet se Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Torinezët zhgënjyen këtë sezon të garave në Serie A dhe tashmë ‘Zonja e Vjetër’ është duke ‘luftuar’ më të gjitha forcat që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Juve shpëtimin e këtij sezoni e sheh përmes Kupës së Italisë.

Juventusi në finalen e Kupës së Italisë, do të ndeshet me Atalantën, ndeshje kjo që do të luhet me 15 maj.

Sipas ‘Sky Sport’, Allegri mund të mbetet në krye të bankinës së Juventusit vetëm nëse kjo skuadër fiton Kupën e Italisë dhe siguron një vend në zonën e Ligës së Kampionëve.

“Nëse Allegri do të fitonte Kupën dhe do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, ai do të kishte disa mundësi për të qëndruar tek Juventus”, raporton ‘Sky Sport’.

Share This