Skuadrat lidere luajnë sot
Pas turneut shumë interesant të Kupës së Kosovës në hendboll, sot vazhdon gara në Superligën e hendbollisteve.
Në elitën e hendbollit vjen xhiroja e 18-të, përkatësisht e fundit e stinorit të rregullt.
Dy skuadrat e kreut të tabelës, Ferizaj e Istogu, luajnë sot.
Ferizaj nga ora 18:00 e pret skuadrën e Shqiponjës. Ndërkohë Istogu në Banjë luan prej orës 19:00 ndaj Kastriotit.
Ndërkaq, të shtunën luhen ndeshjet Jusuf Gërvalla – Vushtrria (17:00) dhe Samadrexha – Ulpiana (15:00).
Ferizaj është lider me 32 pikë, sa i ka edhe Istogu në vendin e dytë. Samadrexha është e treta me 26 pikë, ndërsa Prishtina i ka 20 pikë në pozitën e katërt, pasojnë Vushtrria e Shqiponja me nga 18.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e 17-të.
Të shtunën zhvillohen ndeshjet Prizreni – Drita (19:00), Istogu – Dukagjini (19:00), Samadrexha – Drenica (18:00), kurse, të dielën përballen Ulpiana – Llapi, ndeshje që fillon në ora 16:00.
Edhe te hendbollistet është java e 17-të e Ligës së Parë.
KEK-u – Prizreni luhet të shtunën nga ora 19:00, derisa të dielën ballafaqohen: Trepça – Verona (11:00) dhe Llapusha – Dukagjini (13:00).