Napoli e kërkon Buongiorno, gati 35 milionë euro
Klubi italian, Napoli raportohet se kërkon futbollistin e Torinos, Alessandro Buongiorno.
Buongiorno duket se në fund të këtij sezoni, do të ndajë rrugët me torinezët.
Italiani preferon një sfidë të re në karrierën e tij. Sipas medieve italiane, ‘Napolitanët’ janë hedhur në sulm pas asin e Torinos.
Madje, thuhet se Napoli është duke përgatitur një ofertë joshëse për Buongiorno.
“Napoli është gati të bëjë një ofertë Torinos prej 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për Alessandro Buongiorno”, shkruajnë mediet italiane.
Krerët e klubit nga ‘Diego Maradona’ mësohet se tashmë kanë nisur kontaktet me Torinon për Buongiorno të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë.