Indiana likuidon Milwaukeen, mësohet çifti i parë gjysmëfinalist në NBA
NBA ka njohur çiftin e parë gjysmëfinalist në fazën “play-off”.
Indiana Pacers-New York do të duelojnë ndërmjet tyre për një biletë për në finalen e madhe në Lindje.
Për herë të tretë radhazi, Milwaukee Bucks nuk ia del të shkoj në këtë fazë, ku vuajtën shumë mungesën e Antetokounmpo. Duhej një mrekulli nga ana e Milwaukee për të qëndruar në lojë, i duhej të fitonin në fushën e Indianas për ta dërguar ndeshjen në serinë e 7-të, por një mrekulli e tillë nuk erdhi kurrë, pasi vendasit fituan 120-98 duke e dërguar në 4-2 serinë e fitoreve.
Indiana udhëhoqi ndeshjen që në fillim, ndërsa gjysmën parë e mbyllën me plus 12 pikë. 28 pikë e Lillard nuk i shërbyen për asgjë Milwaukee.
Një biletë për në gjysmëfinale siguroi edhe New York Knicks duke mposhtur sërish Philadelphian këtë herë 118-115 duke e dërguar në 4-2 serinë e fitoreve.
Ky kualifikim i New York kishte edhe më shumë shije pasi erdhi në transfertë. Brunson ishte protagonist absolut për New York edhe në këtë sfidë duke realizuar 41 pikë dhe 12 asistime.