Xhaka pas fitores ndaj Romës: Jemi afër finales

Xhaka pas fitores ndaj Romës: Jemi afër finales

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Romës.

Leverkuseni të enjten mbrëma mundi Romën (0-2), duke bërë hapin e madh drejt finales së Europa League.

Xhaka pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri një ndeshje perfekte.

Sipas mesfushorit kosovar, fitorja e Leverkusenit, ka mundur të jetë edhe më e thellë.

“E dinim se do të ishte e vështirë, por ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola”, ka thënë Xhaka për ‘RAI’.

Ai beson se skuadra e tij tashmë është shumë afër finales së madhe të Europa League-s, ligë kjo e dyta për nga rëndësia.

“Bëmë një hap të madh. Megjithatë, ne e dimë forcën e Romës dhe duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen kthyese. Finalja është afër”, ka pohuar reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.

Share This