Chelsea rigjen fitoren, mposht Tottenham-in

Chelsea rigjen fitoren, mposht Tottenham-in

Chelsea ka rigjetur rrugën e fitoreve.

‘Blutë’ e Londrës fituan derbin kundër Tottehamit, me rezultat 2-0, të enjten mbrëma në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në Premier League.

Skuadra e Pochettino-s shfrytëzoi maksimalisht topat joaktivë, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 24-të me Chalobah dhe duke dyfishuar epërsinë në minutën e 72-të me Jackson (të dy golat me kokë nga gjuajtjet e lira).

Pas kësaj fitore, shkon në kuotën e 51 pikëve në renditje, në vendin e tetë dhe ende duke luftuar për një vend që çon në Evropë.

Tottenham mbetet në vendin e pestë me 60 pikë të tubuara.

Share This