Leverkuseni i Xhakës hesht Romën, s’ka fitues në sfidën Marseille-Atalanta
Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës.
Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë.
Leverkuseni i Granit Xhakës, pasi ditë më parë siguroi titullin e kampionit në Gjermania, është në rrugë të mirë që të rrëmbejë edhe trofeun e Ligës së Evropës, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Të besuarit e Xabi Alonso-s bën paraqitje mjaft të mirë në duel me ‘romakët’, duke fituar ndeshjen dhe duke e bërë hapin e madh drejt finales së kësaj gare joshëse në Evropë.
Ëirtz (28’) dhe Andrich (73’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Aspirinave’, të cilët ndeshjen kthyese në shtëpinë e tyre presin shumë më të qetë.
Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër mes Marseille dhe Atalantës është mbyllur baras 1-1.
Mbemba (20’), realizoi golin për francezët e Mrasielle, derisa për skuadrën italian shënoi Scamacca (11’).
Skuadra finaliste do të vendoset në sfidën kthyese që do të luhet në Bergamo.