Jose Mourinho shpjegon arsyen befasuese se pse s’e shikon më Chelsean

Jose Mourinho shpjegon arsyen befasuese se pse s’e shikon më Chelsean

Ish trajneri i Chelseas Jose Mourinho ka shpjeguar se nuk i shikon më ndeshjet e ish skuadrës, pavarësisht që jeton vetëm dy minuta larg “Stamford Bridge”.

Mourinho ishte trajner i Chelseas në dy periudha, duke fituar dy herë Premierligën, FA Cup si dhe dy herë Carabao Cup.

Megjithatë, Mourinho ka treguar se më nuk i shikon ndeshjet nga afër shkaku i spekulimeve të vazhdueshme që po i bëhen në secilin stadium që gjendet.

“Gjithmonë e mbaj vetën larg çdo sjellje joetike”.

“Në Londër, jetoj dy minuta larg stadiumit të Chelseas, pra nga shtëpia ime mund të dëgjosh golat dhe gëzimët e tifozëve. Ditën që stadiumi nisi ta këndoj emrin tim, atëherë nuk kam shkuar më për të shikuar ndeshje”.

“Nga shtëpia ime tjetër në Portugali, e kam larg 20-30 minuta stadiumin e Benficas. Kam shkuar për të parë dy apo tre ndeshje”.

“Menjëherë nisën pyetjet se a do të bëhem trajneri i ri i Benficas prandaj nuk shkoj më. Më kanë ndryshuar jetën me këto pyetje”, deklaroi ai, raporton nacionale.

Mourinho ndërkohë ka qenë sërish i lidhur me Chelsean, ku bordi po e konsideron shkarkimin e Mauricio Pochettinos shkaku i rezultateve negative.

Share This