Nuk ka Bayern për Rangnick, trajneri zgjedh Austrinë
Tashmë është zyrtare: Ralf Rangnick do të vazhdojë të jetë trajner i Austrisë edhe pas Kampionatit Evropian.
Federata austriake bëri të ditur: “Ralf Rangnick ka marrë vendimin e tij! 65-vjeçari do të mbetet trajner i kombëtares austriake edhe pas Kampionatit Evropian 2024”.
Bie përfundimisht mundësia që Rangnick të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut.
Klubi bavarez shihte 65-vjeçarin si pasardhësin e Tuchel, që do të largohet nga rekordmenët e Gjermanisë në përfundim të sezonit.