Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris
Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët u përballen në “Signal Iduna Park”, në sfidë dramatike.
Kjo përballje e cila u zhvilluar në një atmosferë të ‘çmendur’ nga tifozët e Dortmundit, ka dhuruar një sfidë tejet interesante, anipse u shënuan vetëm një gol.
Fullkrug (36’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dortmundin.
Të dy skuadrat krijuan raste të shumta, madje, PSG në pjesën e dytë dy herë qëlloi shtyllën, por assesi nuk ia doli që të paktën një herë të çoj topin në rrjetë.
Skuadra finaliste do të përcaktohet në ndeshjen kthyese që do të luhet në Paris.