‘Termet’ në Barcelonë, tetë lojtarë në shitje
Barcelona raportohet se gjatë kësaj verë synon të ndërtojë një skuadre të re për sezonin e ardhshëm.
Sipas medieve spanjolle, katalonasit fillimisht do të largojnë nga ‘Camp Nou’ një pjesë të madhe të skuadrës.
‘Blaugranat’ thuhet se do të shesin tetë lojtarë gjatë kësaj verë.
Kjo listë përfshinë portierin Inaki Pena, mbrojtësit Andreas Christensen, Inigo Martinez, Jules Kounde dhe Alejandro Balde, mesfushorët Oriol Romeu dhe Frenkie de Jong si dhe anësori Raphinha.
Krahas këtyre lojtare mësohet se edhe Marcos Alonso të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, pritet të largohet gjatë kësaj verë.
Por, siç raportohet, krerët e Barcelonës janë duke menduar edhe për përforcime të reja në skuadrën e Xavi Herandez.
Barcelona këtë sezon të garave, ka dështuar të fitojë trofe.