Gasperini ‘kërcënon’ Marseille-n: Kemi ardhur për të siguruar finalen
Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka thënë se në Marsielle kanë udhëtuar për të mposhtur skuadrën franceze.
Marseille dhe Atalanta do të ndeshen nesër mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League.
“Kemi ardhur në Marseille me besimin se mund të shkojmë në finale. Natyrisht kjo vjen edhe për faktin se eliminuam Liverpoolin, por tani ai kualifikim dhe ato dy ndeshje janë harruar”, ka thënë Gapserini.
“Na pret një tjetër duel. Ky sezon është vërtet i jashtëzakonshëm për ne, kemi luajtur shumë ndeshje vendimtare. Si ne, por edhe Marseille e kemi merituar të jemi në gjysmëfinale”, ka theksuar strategu italian.
Ndeshja mes Marseille dhe Atalantës do të fillojnë në orën 21:00.