Dortmund-PSG, ja formacionet zyrtare
Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte.
‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të përballen në “Signal Iduna Park”, në një sfidë që premton spektakël.
PSG konsiderohet favorit të paktën në letër, megjithatë, Dortmundi di të thye edhe skuadrat e mëdha siç janë parisienët.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:
Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels, Brandt, Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson, Adeyemi.
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez, Nuno Mendes, Barcola, Zaire-Emery.
Ndeshja Dortmund-PSG fillon në orën 21:00.