Maatsen sfidon Mbappe-n: Do vrapoj më shpejt se ai, edhe nëse vdes
“Ndaloni Mbappe-n duke vrapuar më shpejt se ai, ose vdisni duke u përpjekur ta bëni këtë”.
Kjo, me pak fjalë, është taktika që Ian Maatsen do të tentojë të adoptojë këtë mbrëmje për t’iu kundërvënë në mënyrën më efektive kampionit francez nga Paris Saint-Germain.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League do të luhet sonte në mbrëmje në ‘Westfalenstadion’, i njohur edhe për arsye komerciale si ‘Signal Iduna Park’.
Një ndeshje që verdhezinjtë e kanë pritur prej 10 vitesh dhe do të duan ta nderojnë në maksimum, duke u përpjekur të përmbysin një parashikim që e sheh ekipin e Terzicit si të dobët.
“Mbappe është vërtet shumë i shpejtë. Nëse më duhet të matem me të, do të më duhet të jap gjithçka, nëse do më duhej të vdisja, do të vdes duke u përpjekur të vrapoj më shpejt, por në çdo rast do të bëjmë çmos për ta ndaluar atë”, tha 22-vjeçari, i cili mbërriti në huazim nga Chelsea në janar.
“Të gjithë e dinë cilësinë e tij. Ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë, i klasit botëror. Ne do të duhet ta ndalojmë atë. Mendoj se është një test i madh për mua të konkurroj kundër lojtarëve më të mirë dhe mezi pres ta bëj”.