Besnik Hasi ndryshon ekip, strategu shqiptar shkëlqeu te Mechelen, ish-kapiteni i Kombëtares kalon te Gent
Tashmë është zyrtare. Besnik Hasi nuk është më trajneri i skuadrës së Mechellen, në elitën e futbollit, belg, Jupiler Pro League dhe pritet të nisë një aventurë tjetër.
Ish-kapiteni I kombëtares shqiptare e mbylli bashkëpunimin me klubin, ndonëse do të vazhdojë ta drejtojë ekipin edhe në 4 ndeshjet e mbetura të fazës “play-off”, që mund t’i sigurojnë një vend në kualifikuet e Conference League.
Njoftimi erdhi vetë nga klubi “Verdhekuq”, me këta të fundit që i dedikuan një postim të veçant, strategut shqiptar të pankinës, teksa falenderuan jo pak Hasin, për punën e bërë, duke i uruar edhe sukses në të ardhmen, postim ky që erdhi menjëherë pas ndeshjes Mechelen-Leuven, nga ky ish-kapiteni u shpreh se i vjen keq për largimin, por shtoi se e bëri punën e tij me ekipin, dhe se tani ai do të ndjekë karrierën e tij.
Hasi u ul në stolin e Mechelen në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, duke e marrë skuadrën në vendet e fundit, teksa arriti suksese të rëndësishme sidomos gjatë vitit 2024, dhe u bë pretendent për një vend në kupat e Europës, ndonëse kjo gjë nuk u realizua, me skuadrën e Gent, që udhëheq me 6 pikë diferencë, garën për një vend në këto kualifikuese.
Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit, të mediave belge, besohet se gjakovari 52-vjeçar ka arritur akordin personal, pikërisht me skuadrën që humbi “garën”, për një vend në kualifikueset e Conference League, Gent dhe tashmë pritet vetëm nisja e sezonit të ardhshëm, ku përveç pretendimeve për të fituar titullin kampion, pritet dhe një “garë” e zjarrtë, në kompeticionin evropian.