Juventus i interesuar për ishin e United, bardhezinjtë kanë gati 30 milionë euro
Juventusi është i interesuar për të sjellë Mason Greenwood në Torino këtë verë.
Anglezi, i cili është në pronësi të Manchester United, këtë sezon e ka kaluar me Getafen në La Liga.
Edhe pse iu rikthye aktivitetit normal pas më shumë se 1 viti jashtë fushave, 22-vjeçari ka treguar një nivel të lartë, duke qenë një nga më të mirët për ekipin spanjoll. Greenwood ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste, ndërsa ka ndihmuar Getafen të sigurojë pikë të rëndësishme këtë sezon.
Skandali i akuzës për dhunë fizike ndaj të dashurës e dëmtoi imazhin e futbollistin, por verifikimi si i pafajshëm pas një 1 viti, bëri që Greenwood t’i rikthehej futbollit profesionist. Rendimenti dhe produktiviteti i lartë në këtë edicion ka lënë të kuptohet që mungesa e gjatë jashtë fushave nuk e ka penalizuar aspak anglezin.
Gjithsesi, Manchester United i druhet faktit që nëse rikthen Greenwood në ekip sezonin e ardhshëm do të merrte shumë kritika, ndaj si rrjedhojë mund ta shesë për 25-30 milionë drejt Juventusit në Serinë A.
Bardhezinjtë janë të impresionuar me paraqitjet e 22-vjeçarit dhe sigurisht do të ishte një vlerë e shtuar në sulmin e Juventusit, me shpejtësinë, driblimin e tij dhe goditjen mjeshtërore me të dyja këmbët.