Thaqi: Nuk jemi në bisedime me Gripshin dhe Krasniqin
Në derbin e fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Suharekës, ndër të tjera vëmendjen e mori edhe një detaj mjaftë interesant.
Në rrethojat e stadiumit u shfaq një fotografi e yllit të Ballkanit, Nazmi Gripshi me fanellën e Suharekës, duke ngjallur kështu spekulime se ai mund të bëjë një lëvizje befasuese tek rivali i Ballkanit në afatin kalimtar të verës. Rreth kwsaj ka folur për “KosovaPress” trajneri i Suharekës, Arsim Thaqi.
Ai ka mohuar që skuadra të ketë nisur bisedimet për transferimin e Gripshit, edhe pse nuk e ka fshehur dëshirën që ta kishte atë në skuadrën e tij.
“Unë dhe secili trajner do të kishim dëshirë ta kishim Gripshin në ekip, sepse vërtetë ka treguar cilësi të jashtëzakonshme me Ballkanin, por nganjëherë gjërat varen edhe nga lojtarit dhe rrethanave të tjera, jo vetëm prej dëshirës së trajnerit apo klubit. Kështu që ajo që është e vërtetë duhet të deklaroj se nuk besoj asnjë prej klubit tonë, as për Gripshin, por Endrit Krasniqi që ka dalë se ka filluar negociata me Suharekën, nuk ka asnjë lojtar që filluar negociata me Suharekën dhe nuk besoj që do të fillojë pa përfunduar kampionati”, ka thënë Thaqi.