Ronaldo-Cruzeiro, ka mbaruar: “Fenomeni” shet aksionet
Më pak se tre vjet pasi mori përsipër Cruzeiron, klubi nga ai filloi, Ronaldo Nazário po mendon të shesë aksionet e tij.
Dy herë fituesi i Topit të Artë (1997 dhe 2002) ka luftuar për muaj të tërë në jetën e tij të re si drejtues, pasi i është dashur të përballet me zemërimin e tifozëve të tij, të tërbuar nga përparimi i pakënaqshëm i klubit Paulista.
Siç raportohet nga O Globo dhe CNN Brasil, legjenda braziliane është gati të shesë të paktën 90% të aksioneve të klubit sipërmarrësit Pedro Lourenço, pronar i një rrjeti supermarketesh në Belo Horizonte.
Negociatat kanë arritur tashmë një marrëveshje të shtunën, ndërsa njoftimi zyrtar i shitjes pritet për javën e ardhshme.