Ake i bindur se City mund ta parakalojë Arsenalin
Nathan Ake është i bindur se Manchester City do të mund ta parakalojë Arsenalin në garën për titullin e Premier League.
Manchester City gjendet në vendin e dytë në tabelë me shtatëdhjetë e nëntë me pikë, një pikë më pak se Arsenal në vendin e parë, por edhe me një ndeshje më pak luajtur.
“Këtë sezon është në dorën tonë. Ky është dallimi me vitin e kaluar ku ne vareshim nga ajo që ata bënin. Këtë vit ne nuk jemi të varur nga ajo që ata bëjnë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë: t’i fitojmë katër ndeshje dhe edhe titullin”, ka thënë ai.