S’gabon City, triumfon kundër Nottingham Forestit
Manchester City duket se nuk ka plan të lëshojë pikë në Premierligë, duke arkëtuar pikët e plota te Nottingham Forest.
Edhe pse nën presion, skuadra e Pep Guardiolas doli të jetë shumë e qetë duke fituar me rezultat 0:2.
Man City e nisi si gjithmonë më mirë, duke dominuar në posedim dhe krijuar disa raste të lehta.
Ishte Josko Gvardiol që shënoi me kokë nga afërsia pas një harkimi fantastik të Kevin de Bruynes (32’), për të vendosur Cityn në epërsi.
Vendasit mund ta përmbysnin lehtë, pasi Chris Wood dhe Murillo kishin nga një mundësi të artë, mirëpo të dy dështuan nga afërsia.
Wood dështoi në fakt edhe në fillimin e pjesës së dytë, duke e vonuar gjuajtjen, e cila më pas u devijua.
Kur Nottingham po tentonte ndonjë befasi, në skenë doli i rikthyeri Erling Haaland që pas një asistimi të Kevin de Bruynes e vulosi fitoren (71’).
Man City me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 79 pikë, ndërsa ka një më pak më pak se Arsenali që ka 80 pikë në krye të tabelës, derisa Nottingham qëndron në vendin e 17-të me 26 sosh.