Inter mposht Torinon
Ani se ka dalur kampion Inter nuk njeh rezultat negativ në Serie A.
Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi ka shënuar një tjetër fitore, duke mposhtur Torinon me rezultat 2-0.
Edhe pse Torino ka pasur momente të mira të lojës, me Ricardo Rodriguez dhe Duvan Zapata që kanë krijuar shanse, konkretizimi i ka takuar Interit, ku me dy gola të shënuar nga Çalhanoglu (56′, 60′) skuadra e Milanos ka fituar.
Për një pjesë të mirë të ndeshjes Torino ka ngelur me vetëm dhjetë lojtarë, pasi Tameze është perjashtuar nga fusha me karton të kuq.
Inter, tashmë i shpallur kampion i Serie A, ka arritur në një total prej 89 pikësh me këtë fitore, duke u bërë i paprekshëm në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Torino qëndron në vendin e dhjetë.