Feronikeli mposht Malishevën, Liria del me pikë të plota nga Fushë Kosova
Feronikeli dhe Liria kanë shënuar fitore në Javën e tridhjetë e një të Superligës së Kosovës në futboll.
Derisa skuadra nga Drenasi ka mposhtur Malishevën, ajo nga Prizreni ka triumfuar ndaj Fushë Kosovës.
Në Drenas pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur pa gola.
Skuadra e drejtuar nga Shefki Kuqi ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë me golin e Avdylit. Pas vetëm dy minutash Malisheva e ka barazuar rezultatin me golin e Hazrollajt.
Në minutën e tetëdhjetë e pestë Feronikeli ka realizuar edhe njëherë, për të arritur që t’i marrë tri pikët e plota.
Në Fushë-Kosovë të dy golat janë shënuar në dyzet e pesë minutëshin e parë.
Gjumsi (3′) dhe Ekpai (30′) kanë shënuar për prizrenasit.
Tabela e Superligës vazhdon të kryesohet nga Ballkani, që ka mbledhur gjashtëdhjetë pikë.
Edhe pse kanë fituar ndeshjet e sotme, Feronikeli dhe Liria nuk gjenden në pjesën e sipërme të tabelës.
Skuadra nga Drenasi është në vendin e tetë me tridhjetë e katër pikë, ndërsa ajo nga Prizreni në vendin e dhjetë me katërmbëdhjetë pikë.