Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje
Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.
Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Lojtari i FC “Malisheva”, Rilind Haziraj nr fan 99 dhe nr ID 001027M99.
Në min 72-të është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes të rrezikshme–goditje me taka në fytyrën e kundërshtarit me ç’rast lojtarit mysafir me nr 5 ju shqye arkada. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Prishtina. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, ka arsyetuar Komisioni vendimin e tij.