Suedia nuk “tundohet” nga VAR, implementimi i teknologjisë në fushë s’miratohet
Suedia është i vetmi kampionat, mes 30 më të rëndësishmëve të Europës, ku “Video Assistant Referee” nuk është implementuar ende.
Edhe pse kreu i Federatës Suedeze të Futbollit, Fredrik Reinfeldt, tha pak javë më parë në një intervistë për Aftonbladet se “VAR” është e ardhmja e futbollit realiteti tregon të kundërtën në vendin skandinav.
Sipas medieve vendase Federata në fjalë ka hedhur në votim këtë çështje, por plot 18 klube (nga 32 në total) kanë votuar kundër.
Sistemi “VAR” është implementuar në Bundesligë që prej sezonit 2017/18 ndërsa në Champions League prej 2018/19.