Manchester City ‘shkel’ Brightonin, hap gjigant drejt titullit

Manchester City ‘shkel’ Brightonin, hap gjigant drejt titullit

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon.

Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe shkojnë në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Arsenali, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

De Bruyne, Foden dy herë dhe Alvarez ishin autorët e golave (tre në pjesën e parë) në këtë ndeshje që nuk pati shumë histori.

Duke qartë që deri në javën e fundit të Premier League-s gara për titullin do të jetë e ethshme mes Arsenalit dhe City-t, ndërsa Liverpooli me humbjen në derbi ndaj Evertonit duket se i ka minimizuar shanset për triumfin përfundimtar.

Share This