Driton Kuka pas triumfit të Distria Krasniqit: Kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jetën!
Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Pas fitores në finale, Krasniqit i ka thurur lavde trajneri Toni Kuka, duke e quajtur atë “Disi, mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur”.
“Kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jetën! Xhudo gjithmonë dhe kurdoherë për shtetin e popullin Shqiptar me punë e sakrificë”, shkroi Kuka, transmeton KK.
Tutje, ai tha se xhudo e Kosovës është institucioni më i fuqishëm i vendit e bëri thirrje që kjo të mos harrohet asnjëherë.