Partizani mposhtet nga Astana, kualifikimi vendoset në “Air Albania”
Partizani i Shqipërisë ka pësuar humbje ndaj Astanas në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e play-off për Ligën e Konferencës.
Vendasit ishin shumë më të mirë se skuadra shqiptare, duke shënuar fitore minimale me rezultat 1:0.
Boshnjaku Stjepan Loncar realizoi golin e vetëm në takim, duke shënuar disa minuta pa përfunduar pjesa e parë (41’).
Astana realizoi edhe tre herë tjera, përmes Aymbetov dhe dy gola të Tomasov por që të gjitha u anuluan nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Kësisoj, ky rezultat padyshim e mban me ‘shpresë’ Partizanin për një rikthim në “Air Albania” një javë më vonë.