Silva “tradhton” Manchester Cityn për skuadrën e madhe evropiane
Manchester City mund të mbetet pa njërin nga lojtarët më të mirë në fund të këtij sezoni.
Sipas “Daily Mirro”, gjasat për lamtumirën e Bernardo Silva, një lojtar që ka qenë gjithmonë në qendër të projektit taktik të trajnerit Guardiola, në qershor janë gjithnjë e më të mëdha.
Vitin e kaluar pati tentativa nga disa klube të mëdha evropiane për të dhe kjo verë duket se është e duhura për një ndryshim fanelle.
Sipas tabloidit, vetë Bernardo tani ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij në Angli, dhe dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Barcelona.
Katalanasit, ende duke luftuar me problemet financiare të viteve të fundit, fillimisht do të duhet të shesin disa lotarë në skuadër për të finalizuar operacionin.