Këpuca e Artë: Kane i paarritshëm, Mbappe kalon në pozitën e dytë
Harry Kane tashmë duket se është i paarritshëm dhe pritet ta fitojë Këpucën e Artë evropiane për edicionin 2023/24.
Sulmuesi anglez me 33 gola të realizuar deri tash në Bundesligë, e ka një distancë të madhe ndaj Kylian Mbappe, i cili e kaloi Serhou Guirassy pas dygolëshit të shënuar mbrëmë ndaj Lorientit.
Lautaro Martinez, i cili nuk arriti të shënonte as në derbin e Scudettos me Milanin, ka mbetur jashtë podiumit, ndërsa sulmuesi i Interit, i cili nuk e ka gjetur golin në shtatë ndeshjet e fundit, prej së cilave është inkuadruar në lojë pesë herë, e ndan vendin e katërt me Lois Opendan e Leipzigut.
Klubet e mëdha angleze dhe ato spanjolle kanë mbetur prapa me përfaqësuesit e tyre në këtë aspekt.
Erling Haaland, i cili ishte dominues absolut në sezonin e kaluar, është i gjashti së bashku me Cole Palmerin e Chelseat, derisa Jude Bellingham është vetëm i 16-ti prapa Victor Gyokeres të Sportingut, njërit prej lojtarëve më të kërkuar së fundmi në treg, raporton Express.
Renditja e Këpucës së Artë
Harry Kane (Bayern Munich) 66 pikë
Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) 52
Serhou Guirassy (Stuttgart) 50
Lautaro Martinez (Inter) 46
Lois Openda (Leipzig) 46
Erling Haaland (Manchester City) 40
Cole Palmer (Chelsea) 40
Luuk de Jong (PSV) 39
Vangelis Pavlidis (AZ) 39
Ollie Watikns (Aston Villa) 38