Partizani dy ndeshje larg historisë, sot e pret Astana
Faza “Play-Off” e Ligës së Konferencës do të ndiqet me mjaft interesim pasi kampionët e Shqipërisë kanë shanse të mira për të qenë pjesë në fazën finale të kompeticionit 2-vjeçar.
Partizani do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë ku përballë do të ketë skuadrën e Astanës.
Të kuqtë synojnë që të marrin maksimumin në një transfertë mjaft delikate, ku në fakt pritet që të jetë edhe shumë e vështirë.
Si Partizani, ashtu edhe Astana vijnë në këtë si skuadra të eliminuara nga Liga e Kampioneve, aty ku së fundmi ishte Ludogoretsi, skuadra që eliminoi kazakët, ndërkohë që Partizani eliminohej nga BATE Borisov që në turin e parë të Championsit.
Ndeshja që do të nisë në orën 16:00 me orën tonë lokale. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.