Policia ndalon dy lojtarë të Premier League-s, akuzohen për përdhunim
Dy lojtarë të të njëjtit ekip janë ndaluar nga Policia angleze pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë.
Sipas “The Sun” të dy futbollistët janë 19-vjeç dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
Zyrtarë të klubit kanë bërë me dije se për këtë çështje të dy futbollistët nuk do të pezullohen.
“Nuk mendoj se duhet që të shprehemi që tani për këtë çështje. Do të mbajmë një pozicion më të qartë sapo autoritet përkatëse të hedhin dritë mbi ngjarjen”, tha një zyrtar i klubit për “The Sun”.