Arb Manaj zyrtarisht është pjesë e Ballkanit
Pak orë para ndeshjes Ballkani-BATE Borisov, sfidë kjo që luhet në kuadër të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës, kampioni i Kosovës, ka prezantuar top-transferimin e kësaj verë.
Skuadra e Ilir Dajës, ka prezantuar sulmuesin Arb Manaj.
Manaj, i cili vjen nga Slaven Belupo i Kroacisë, këtë sezon të garave, do të vesh fanellën e Ballkanit.
Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrvëshjen me Arb Manaj.
“Të dashur tifozë, me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj. Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë. 25-vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.