Derbi ndaj Arsenal, Pochetino lajmëron një mungesë të rëndësishme

Derbi ndaj Arsenal, Pochetino lajmëron një mungesë të rëndësishme

Chelsea rikthehet në Premier League të martën në mbrëmje teksa pas eliminimit në gjysmëfinalen e FA Cup, do të synojnë suksesin në derbin e Londrës ndaj Arsenal.

Misioni për të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino nuk do të jetë i lehtë, aq më tepër kur argjentinasi së fundmi thekson se ndaj “The Gunners” do të mungojë një nga më të mirët e këtij sezoni si Cole Palmer.

Në konferencë për shtyp, Pochetino u shpreh se sulmuesi anësor është i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës, ndaj me shumë mundësi do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen me Arsenalin.

21-vjeçari ka impresionuar në këtë sezon të parë me Chelsean teksa në 28 ndeshje të Premier League ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 20 raste ndërsa ka kontribuar edhe me nëntë asistë.

Ndeshjen mes Arsenal dhe Chelsea, keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në SuperSport të martën, duke nisur nga ora 21:00.

Share This