Ancelotti favorizon Juven në garë për titull të kampionit në Itali

Ancelotti favorizon Juven në garë për titull të kampionit në Itali

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në një intervistë për “Storie di Serie A” në Radio Serie A, ka folur për titullin e kampionit në Itali.

Ish-trajneri i disa skuadrave italiane, ka favorizuar Juventusin në garën për Scudetto, por sipas tij, edhe Napoli, Milan dhe Inter do të jenë pjesë e kësaj garë.

“Titulli? Nuk e di. Mendoj se janë katër skuadra favorite: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus. Më pas ka një grup skuadrash që do të kërkojë të mbajë ritmin si Roma, Lazio dhe Atalanta. Edhe Fiorentina që mund të bëjë një kampionat të bukur. Besoj se këtë vit Juventusi, duke parë se nuk do të luajë në Evropë, do të jetë e rrezikshme”, ka thënë Ancelotti.

“Në nivel profesional, të heq diçka të mos luash në Ligën e Kampionëve. Në nivel të përgjithshëm, Juventus mund të bëjë një sezon pozitiv pikërisht për këtë. Një gjë është të përgatisësh një ndeshje në tri ditë dhe një tjetër në një javë”, ka theksuar strategu italian.

Share This