A përfundoi epoka e Piolit të Milani?
Milani mbrëmë humbi derbin e madh italian ndaj Interit.
‘Rossonerët’ u mundën nga Interi (1-2), fitore kjo që edhe matematikisht e bën kampion skuadrën ‘Nerazure’.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pas ndeshjes tha se nuk e di nëse misioni i tij në krye të bankinës së milanistëve ka marrë fund.
“A përfundoi cikli im? Nuk e di, sinqerisht. Edhe Inzaghi dukej se ishte në pozitë të vështirësi 14 muaj më parë, por më pas gjerat ndryshuan”, ka thënë Pioli.
Pas disfatës nga Interi, Milani renditet në vendin e dytë me 69 pikë të tubuara, i ndjekur nga Juventusi me pesë pikë më pak.