Juli Deda shpërthen në lot pas mesazhit të djalit të tij

Juli Deda shpërthen në lot pas mesazhit të djalit të tij

Aktori Julian Deda ka marrë një mesazh prekës nga i biri në ‘Big Love’, i cili e bëri banorin të shpërthejë në lot.

Menjëherë sapo pa që mesazhi kishte ardhur prej të birit, Juli u përlot saqë nuk mundi të lexonte dot mesazhin. Mesazhin e ardhur për të e lexoi Roza Lati.

“I dashur babi, jemi ne, Dushi, Reina dhe Mateo që të dërgojmë këtë mesazh. Të ndjekim çdo ditë e çdo natë. Ka ditë që na dukesh sikur je aty me ne. Na mungon shumë, ne jemi shumë mirë.

Share This