Anglia në kaos, tifozët kritikojnë “VAR”: “Shkatërroi përrallën e dekadës”
“VAR” ka qenë protagonist ditën e djeshme edhe në Angli ku mund të ketë shkatërruar njërën prej përmbysjeve më të mëdha të historisë moderne të futbollit.
Vendimi i dhomës së VAR në “Wembley”, kur vendosi që të anulonte golin e Rajt, është vendosur në qendër të kritikave të tifozëve.
“Shkatërroi përrallën e dekadës”, ishte komenti më popullorë në rrjetet sociale.
Ndërsa “Professional Game Match Officials Limited” ka bërë me dije për “Daily Mail” se vendimi i dhomës së “VAR” ishte i drejtë.