Presidenti Ademin takon Sejdinin, bisedojnë për bashkëpunimi mes dy federatave
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të hënën e ka pritur kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Numri një i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se me të parin e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka biseduar për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy federatave.
“E përgëzova për punën e deritashme dhe për Asamblenë e suksesshme të punës të mbajtur në fundjavë, ku u konfirmua avancimi i futbollit atje nën drejtimin e tij. Diskutuam për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy federatave, e sidomos në grupmoshat e reja dhe në futbollin e vajzave, që eventualisht të bëjmë një lloj kompeticioni të përbashkët me nga 3-4 ekipe nga secili kampionat te U13 dhe U14”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, është diskutuam edhe për sistemin VAR, në mënyrë që sa më parë të instalohet edhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë drejtim ia shpreha gatishmërinë presidentit Sejdini që ekipet e VAR-it nga Kosova të ndihmojnë në këtë proces.