Barça po përgatitet për blerjen e Sane-s
Barcelona është duke e vëzhguar nga afër Leroy Sane dhe po planifikon që në verën e ardhshëm të transferojë 27-vjeçarin, raporton “Bild”.
Sane po tregon formë mjaft të mirë tek ‘Bavarezët’ nga koha kur iu bashkua kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Lojtari me Bayern Munich ka edhe dy vjet kontratë, megjithatë, ndarja mes dy palëve mund të ndodh jo më larg se verën e ardhshme.
Në fakt, Barcelona ishte e gatshme të blejë yllin e gjigantit gjerman, por sipas “Bild” lojtari kishte refuzuar largimin nga ‘Alianz Arena’.
Megjithatë, katalonasit verën që vjen do të hedhen në sulm në mënyrë që Sane-n ta sjellin në ‘Camp Nou’.