Rrahmani e Krasniqi, dyshja dardane që po shkëlqen te Rapidi
Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi është dyshja kosovare që po shkëlqen në kampionatin elitar rumun me fanellën e FC Rapid Bukuresht.
Në ndeshjen e së shtunës kundër FC Steaua Bukuresht, Krasniqi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 12-të pas asistimit të Rrahmanit, teksa ky i fundit gjeti golin në minutën e 16-të të ndeshjes, e cila në fund u mbyll baras, me rezultat 2:2.
Dyshja dardane janë shndërruar në lojtarët më të vlefshëm të Rapidit.
Rrahmani është vlerësuar me notën më të lartë në ndeshje për skuadrën e tij 7.6, ndërsa Krasniqi me notën 7.1.